Inteligjenca artificiale, produkti i “Google” zbarkon në BE
Kompania mëmë e “Google”, “Alphabet” po shpalos versionin e saj të inteligjencës artificiale të quajtur “Bard” në Evropë dhe Brazil.
Bëhet fjalë për ekspansionin më të madh që prej daljes në treg në mars në Shtetet e Bashkuara dhe Britani i rivales “Chat GPT” të “Microsoft”.
Të dyja produktet janë shembuj të Inteligjencës Artificiale gjenerative që mund t’u përgjigjen pyetjeve sikur të ishin njerëz.
Zbarkimi i “Bard” në BE ishte pezulluar pasi enti rregullator i të dhënave të bllokut kishte ngritur shqetësime për privatësinë.
Komisioni Irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave deklaroi se gjiganti i teknologjisë nuk kishte ofruar informacion të mjaftueshëm mbi mënyrën se si mjeti i tij i inteligjencës artificiale do të mbronte privatësinë.
Por ditën e enjte kompania ka deklaruar se që prej kërkesës së entit mbikëqyrës ka përmbushur kriteret që lidhen me transparencën, zgjedhjen dhe kontrollin.
Në një takim me gazetarët, zëvendës presidenti i “Bard” saktësoi se përdoruesit do të mund të zgjedhin nëse të dhënat e tyre do të mblidhen apo jo.
Por ai refuzoi të komentonte nëse kompania kishte në plan të zhvillonte një aplikacion për këtë produkt të inteligjencës artificiale.
LEXONI GJITHASHTU:
- Inteligjenca Artificiale mund t’u kursejë punonjësve rreth 390 orë kohë pune në vit
- Inteligjenca Artificiale mund t’i japë fund klasave tradicionale të mësimdhënies
Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit
BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze
Sanchez hedh poshtë kritikat për korrupsion
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)