Inteligjenca Artificiale mund t’u kursejë punonjësve rreth 390 orë kohë pune në vit

10 Korrik 2023 | 18:01

Një studim i fundit zbuloi se punëtorët në Mbretërinë e Bashkuar mund të kursenin qindra orë çdo vit nëse do të ndihmoheshin nga Inteligjenca Artificila, por shumë mbeten skeptikë ndaj teknologjisë së re.

Inteligjenca Artificiale mund të ndihmojë punonjësit në Mbretërinë e Bashkuar të punojnë afërsisht 390 orë më pak në vit, sipas një studimi të fundit i cili tregon se punëtorët janë ende të kujdesshëm ndaj ndikimit që teknologjitë e reja mund të kenë në punët e tyre.

Studimi, i kryer nga Censusëide në emër të Visier një platformë analitike e bazuar në cloud, e krijuar për të ndihmuar njerëzit dhe bizneset në vendimmarrje zbuloi se punonjësit në Mbretërinë e Bashkuar që tashmë po përqafojnë AI në vendin e punës po kursejnë 1.55 orë në ditë.

Kjo arrin në rreth 390 orë në vit.

Por punonjësit që përfitojnë nga teknologjia e re janë larg shumicës. Rreth 56 për qind e punonjësve në studimin e Visier thanë se punëdhënësit e tyre nuk po inkurajojnë përdorimin e AI në punë dhe 53 për qind janë të shqetësuar për zëvendësimin e aftësive të inteligjencës artificiale dhe heqjen e tyre nga puna.

Hulumtimi mori përgjigjet nga 3,030 njerëz të moshës 18 vjeç e lart që punonin në kompani me mbi 250 punonjës në MB, Gjermani, SHBA dhe Kanada midis 25 dhe 31 majit.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026