“Asnjë s’është i paprekshëm”, Krashi komenton kërkesën për arrestimin e Ahmetaj
Deputeti i Partisë Socialiste Lavdrim Krashi ishte këtë të hënë i ftuar për një intervistë në Euronews Albania për të folur rreth kërkesës së bërë nga SPAK për arrestimin e ish-zëvendës Kryeministrit, Arben Ahmetaj.
Ai tha se sigurisht nuk i vjen mirë që një koleg del para drejtësisë, por i vjen mirë që tashmë askush nuk është i paprekshëm nga drejtësia, pasi kjo tregon se strukturat e drejtësisë po funksionojnë.
“Në rrafshin personal ai është një koleg i imi dhe nuk besoj se ka njeri që fërkon duart, e kënaqet kur një koleg i yni shkon para drejtësisë për vepra penale të rënda. Këto janë akuza të Prokurorisë së Posaçme për zotin Ahmetaj, jam i bindur se Kuvendi do të ndjekë procedurat parlamentare për t’i hequr imunitetin zotit Ahmetaj e për t’i liruar kështu rrugën drejtësisë që ajo të bëjë çfarë duhet të bëjë. Për mua ka rëndësi fenomeni.
Edhe pse me ngadalësi po jepen shenjat se nuk ka njeri të paprekshëm në ketë vend. Ahmetaj ka qenë numri 2 në politikën shqiptare. Në këtë kuptim për çdo zgjedhës, banorë të Shqipërisë po jepen shenja se nuk ka njeri të paprekshëm, kushdo që është përzierë, përlyer gishtin, dorën, këmbën në gjëra të paligjshme, akuzat për Ahmetajn janë shumë të qarta, të mos rri i qetë. Ahmetaj mund të provojë pafajësinë e tij, apo mund të provohet fajësia e tij. Por e rëndësishme është fenomeni”,-tha Lavdrim Krashi.
Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)