Opozita e Kosovës nesër protestë kundër qeverisë: Mimoza Kusari të lërë mandatin

14 Korrik 2023 | 14:10

Opozita në Kosovë do të dalë në protestë më datë 15 Korrik, kundër qeverisë.

Në një njoftim që kanë bërë për mediat, opozita thotë se qeveria duhet të tërhiqet nga veprimet skandaloz.

Sipas tyre kryetarja e Kuvendit, Mimoza Kusari duhet të tërhiqet nga posti, ndërsa shprehin pakënaqësi dhe për kreun e qeverisë Albin Kurti.

Protesta do të zhvillohet, tek sheshi “Skëndërbeu” në orën  18:00.

“Qeveria e Kosovës nuk po tërhiqet nga veprimet skandaloze. Prandaj të shtunën më 15 korrik protestojmë të gjithë kundër skandaleve qeveritare, kundër koordinimit me Millan Radojçiqin, kundër shkeljes së të drejtave të luftëtarëve të UÇK-së. Mimoza Kusari, duhet ta dorëzojë mandatin.  Një politikane që është zënë duke koordinuar me Milan Radojçiç, kundër luftëtarëve të UKÇ-së nuk duhet të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Lgji që përjashton veteranët nga paga minimale, u votua turpshëm nga shumica parlamentare. Prandaj kërkojmë nga presidentja që të kthejë mbrapsht këtë ligj të padrejtë dhe anti-UÇK.

“Protestojmë në sheshin “Skëndërbeu”, 15 korrik, ora 18:00”- thuhet në njoftim.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026