Humbjet nga turizmi, Shqipëria ndër 10 vendet me rënien më të madhe në Europë
Pandemia, si dhe masat që ka marrë vendi ynë për mbrojtjen nga virusi COVID-19, ka bërë që 2020-a të jetë një ndër vitet më të vështirë në sektorin e turizmit në Shqipëri, ku humbjet vlerësohen ndërmjet 1 dhe 1. 5 miliardë eurove. Mbyllja e vendit, por edhe masat kufizuese që ndërmorën qeveritë e shumë shteteve paralizuan këtë sektor, duke krijuar efekt zinxhir edhe në falimentime e largime nga puna.
Sipas të dhënave të Instat, në muajt qershor, korrik, gusht, praktikisht gjatë gjithë kohëzgjatjes së sezonit veror, numri i netëve të qëndrimit nëpër hotele dhe struktura të ngjashme akomoduese në vendin tonë ka rënë me 900 mijë, ose me rreth 50 %. Kjo bën që Shqipëria të jetë ndër 10 vendet me dëmin më të madh të pandemisë në sezonin veror në Europë, më saktësisht në vendin e 9-të.
Ndërkohë paketat e ndihmës dhe hapja e sforcuar e kufijve ishin mekanizmat e vetëm që mund të rikuperonin humbjet, por efekti i tyre ishte minimal. Megjithatë, viti 2021 vjen me perceptime optimiste pas zhvillimit të vaksinave, edhe pse operatorët turistikë kërkojnë stimul të tretë për ringritjen. Në këtë kuadër, një përgjigje ka ardhur nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, e cila do të bashkëfinancojë projekte në sektorin turistik duke vënë në dispozicion, për vitin e ardhshëm, një fond prej 30 milionë lekësh.
Sipas Ministrisë, do të mbështeten me fonde deri në masën 50% nga buxheti i shtetit ato projekte të cilat synojnë promovimin e destinacioneve turistike dhe të vlerave të veçanta të produkteve dhe atraksioneve turistike.
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme