“Refuzoj ta mbaj emrin shqiptar”- Ish-i burgosuri politik: Ne vrasim njëri-tjetrin

15 Korrik 2023 | 18:41

Ish-i burgosuri i regjimit komunist, Zhivko Petroviç, i cili u burgos pasi kërkoi të arratisej nga Shqipëria për një jetë më të mirë, sot refuzon në shenjë revolte të identifikohet me emrin e tij të fëmijërisë, Mark Geci. Në një intervistë për emisionin “Real People” ai shprehet se me ardhjen e demokracisë ndryshoi emrin për shkak të torturave që i janë bërë në burg.

Sipas tij shqiptarët janë e keqja e njëri-tjetrit dhe shton se 5 vite të kaluara në burg me tortura janë të barabarta me 500 vite.

“Nuk më pëlqen të kem emër shqiptar, pasi gjermanët boll të tmerrshëm kanë qenë por nuk e kanë vrarë njëri-tjetrin. Shqiptarët kanë vrarë njëri tjetrin dhe urrehen kudo që janë në botë. Torturat në burg më kanë vrarë më shumë. 5 vite me i bë me tortura janë sa 500 vjet. Mund të kesh nga ata që kanë bërë 25 vjet burg dhe nuk u janë bërë tortura se kanë bashkëpunuar.

Unë edhe të m’i këpusnin duart nuk bërtisja se s’doja t’i jepja kënaqësi se ai kënaqej. Sa erdhi demokracia punën e parë kam ndërruar emrin. Në 91-shin dola u martova dhe nuk ika jashtë. Bëra tentativa të ikja por nuk kam mundur nga spiunat dhe kam ndenjur në Bajram Curri. U persekutua e gjithë familja nga unë”, tha Zhivko.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Momente paniku në Madrid, qindra persona evakuohen nga zjarri në rrokaqiellin 49-katësh

Një zjarr që shpërtheu pasditen e së martës në një rrokaqiell në Madrid është vënë nën kontroll nga shërbimet zjarrfikëse. Ndërtesa 49-katëshe, ku ndodhen zyrat...
16:37 | 24/06/2026

Misteri i 84-vjeçares së zhdukur, publikohen mesazhet tronditëse të rrëmbyesit

Pesë muaj pas zhdukjes së Nancy Guthrie, një 84-vjeçare nga Arizona, janë zbuluar detaje të reja rreth dy mesazheve që dyshohet se u dërguan nga...
16:16 | 24/06/2026

Vila legjendare e Berlusconit në Sardenjë blihet për 350 milionë euro nga dinastia Al Thani (FOTO)

Vila e famshme Certosa në Sardenjë, rezidenca luksoze që i përkiste ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi, i është shitur familjes mbretërore të Katarit, dinastisë Al Thani,...
15:37 | 24/06/2026