Maturantët që zgjedhin mjekësinë do testohen në datat 10-20 gusht
Maturantët që do të zgjedhin degën e mjekësisë së përgjithshme do të duhet ti nënshtrohen një tjetër testimi të automatizuar ndërmjet datës 10-20 gusht.
Rektori i universitetit të Mjekësisë Arben Gjata, shpjegon se ky testim do të përbëjë 30% të pikëve, ndërsa përgjigjet do të jepen në moment.
“Janë hedhur disa përgjigje të testit dhe në momentin që përfundon testi, të del direkt përgjigja” – tha ai.
Përfshirja e testimit, sipas gjatës erdhi si domosdoshmëri për të shmangur notat fictive të gjimnazit.
“Ne synojmë të rrisim meritokracinë e atyre që vijnë në mjekësi. Kemi vënë re se studentët që vijnë, bien mbi katër nota në vitin e parë, nga nota që janë pranuar në Universitet. Testimi e bën më real aftësinë e studentëve”- shtoi ai.
Të njëjtit testim do ti nënshtrohen në shtator edhe maturantët që do të vijnë nga trojet. Këtë vit mjekësia ka çelur 450 kuota.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset