Ulet kultivimi i shalqirit, mungesa e një pikë grumbullimi frenon fermerët në Fier
Në fushën e Myzeqesë nuk kultivohet më shalqi me sasi. Fermerët tregojnë se çmimi në treg nuk justifikon mundin dhe shpenzimet. Për këtë arsye ata kërkojnë mbështetjen e shtetit dhe krijimin e një pikë grumbullimi.
Duke patur një prodhim të bollshëm në tokat e begata pranë lumit Seman, fermerët nuk prodhojnë vetëm për tregun vendas por edhe për eksport. Për këtë qëllim, ata kërkojnë me shumë vëmendje në funksion të prodhimit që ata bëjnë.
“Kemi të nevojshme një pikë grumbullimi. Këtu prodhojnë të gjithë. Pothuajse pjesa më e madhe e tokave mbillet shalqi. Do donim një pikë grumbullimi. Tregu i brendshëm është shumë i mirë, po do na ndihmonte se tregu i brendshëm nuk arrin dot ta konsumojë se aq banorë ka. Sa për pjesën e politikës, unë jam djalë i ri po nuk e kam parë suportin e tyre”, tha për Euroneës Albania një fermer në zonë.
Ndërkohë që një tjetër kultivues u shpreh:”Sivjet prodhimi nga viti që kaloi është i kënaqshëm. Çmimi është i mjaftueshëm. Po thonë është me 300 po ende nuk kam filluar. Sot pres që ta shohin shalqirin dhe ta konfirmoj. Vijnë tregtare nga Tirana Elbasani që e shohin. Sivjet po na telefonojnë vetë se malli po tërhiqet. Si duket po terhiqet dhe jashtë dhe po na kërkojnë. Parcelat janeë më të pakta sivjet”.
Një tjetër prodhues vendas tha se më përpara çdo familje në zonë mbillte 2 hektarë, por së fundmi prodhimi ka rënë ndjeshëm, kjo dhe për shkak të mungesës së një pike grumbullimi që do të garantonte shitjet.
“Më përpara çdo familje mbillte 1 hektar, 2 hektar çdo shtëpi, tani mbillet me pak. Asyeja, çmimi dhe një pikë grumbullimi”
Shalqiri i kësaj zone është nga më cilësorët në vend, por pasiguria e tregut dhe mbështetja e munguar ndër vite, ka bërë që sipërfaqet e mbjella të reduktohen ndjeshëm, ndërsa të rinjtë i janë larguar bujqësisë.
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë