PD kërkon interpelancë me Ramën, Bardhi: Depozituam kërkesën në Kuvend

17 Korrik 2023 | 14:41

Gazment Bardhi, sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike ka dalë në një deklaratë për mediat ku tha se ka depozituar në kuvend këkesën për seancën që do të zhvillohet të enjten në Parlament.

“Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisdë Demokratike dua të informoj për kërkesën që ka depozituar grupi parpalementar për të thirrur të enjten si pikë të parë të rendit të ditës, në një interpelancë urgjente kryeministrin Edi Rama, lidhur me aferën e inceneratorëve”,-tha Gazment Bardhi.

Ai shtoi më tej se kërkesa është drejtuar për kryeministrin Rama dhe do duhet që ai të japë në mënyrë urgjente të japë llogari, sipas Bardhit, për procedurat e paligjshme në tre koncesionet si dhe të informoj opinionin public se si me paratë e shtetit po financohet arratia e tre pronarëve mafioz të inceneratorëve.

Bardhi tregoi gjithashtu se cilat ishin çështjet e tjhera të diskutuara në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së.

“Grupi ka gjykuar se duhet të japë llogari kryeministri sipas rregullores, kërkesa për interpelancë urgjente është e detyrueshme, kryeministri duhet të jetë prezentë për të diskutuar këtë kërkesë të grupit parlamentar të PD-së.

Së dyti ka një kërkesë të një grupi të deputetëve të opozitës për të realizuar një mocion me debat, gjej rastin ti bëjë thirrje kryetares së kuvendit, të thërrasë me urgjencë konferencën e kryetarëve për të diskutuar kërkesën e kolegëve të opozitës për mocion me debat lidhur me aferën e inceneratrorëve.

Çështja e tretë është se si po shkelet rregullorja e parlamentit për të futur të enjten në votim një ligj të kërkuar nga grupet kriminale siç është ligji i kanaibist. Diskutimi mbi këtë ligj është bërë në shkelje të rregullores pa e pasur këtë çështje në kalendarin e punimeve të Kuvendit”,-tha Gazment Bardhi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026

Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 25-të të protestës

Kjo e mërkurë shënon ditën e 25-të të protestave në Tiranë, ku qytetarët, si çdo ditë, u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan...
21:23 | 24/06/2026

Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar për herë të parë lidhur me protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke theksuar se e drejta e...
20:11 | 24/06/2026