Vota e emigrantëve më 25 prill, KQZ shpalos dy modalitete si mund të regjistrohen
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportin e parë të grupit të punës, i cili po shqyrton modalitetet se si mund të regjistrohen emigrantët shqiptarë për të votuar në zgjedhjet e 25 prillit.
Në këtë raport po shqyrtohen dy variante regjistrimi, të cilat shpjegojnë procedurat që duhet të ndjekin shqiptarët që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit. Alternativa e parë detyron çdo shqiptar me të drejtë vote të regjistrojë adresën në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile si dhe të deklarojë vullnetin e tij për të ushtruar të drejtën e votimit në zgjedhje.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thotë se votuesit që janë jashtë vendit do t’u mundësohet shërbimi online për të paraqitur kërkesën për t’u përfshirë në listën e votuesve. Ndërkohë në variantin e dytë është menduar, që në Komisionin Qendror të zgjedhjeve, të ngrihet një sistem për regjistrimin dhe administrimin e kërkesave nga shtetasit shqiptarë me vendbanim të përhershëm jashtë territorit.
Ky sistem do t’u kërkojë shqiptarëve me vendbanim të përhershëm jashtë Shqipërisë të dhëna identifikuese si pasaportë ose kartën ID shqiptare, të vlefshme; adresën në shtetin ku jetojnë.
Teksa ditët kalojnë, partitë politike vijojnë përgatitjet e tyre për të garuar në betejën elektorale të 25 prillit. Sipas rregullave, data e fundit kur partitë mund të depozitojnë listën e kandidatëve për deputetë është 6 marsi. Kjo përkon me 50 ditët para datës së zgjedhjeve që është përcaktuar në nenin 67 pika 1 të Kodit Zgjedhor.
Por, përpara kësaj, që në 15 shkurt partitë kanë afatin e fundit kur duhet të regjistrohen në KQZ për të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 prillit.
Lexoni gjithashtu:
Përgatitjet për zgjedhjet | 25 shkurti, afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve
Vota e emigrantëve në zgjedhjet e 25 prillit, KQZ-ja bën hapin e parë
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta