Tjetërsimi i tokave në Shëngjin, Gjykata e Posaçme shtyn seancën në ngarkim të ish-deputetit Arben Ndoka
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë seancën në ngarkim të ish-deputetit Arben Ndoka. Ai akuzohet për tjetërsim të pronave në bregdetin e Lezhës, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.
Sot do të vendosej nëse dosja do te kalonte për gjykim, por seanca nuk u zhvillua për shkak se nuk ishin njoftuar të gjithë të pandehurit, ndërkaq 17 të arrestuarve të tjerë në operacionin “‘Volvo 4” u është komunikuar akuza.
Po gjatë ditës së sotme SPAK-u vendosi të pushojë hetimet për tre gjyqtarët, të cilët dhanë gjykim të shkurtuar për çështjen e Dritan Dajtit në ish-gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda.
Pranimi i gjykimit të shkurtuar nga gjyqtarët Skënder Damini, Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolli hodhi poshtë dënimin e përjetshëm për Dritan Dajtin, i cili akuzohej për vrasjen e katër oficerëve të policisë në vitin 2009, duke e kthyer dënimin në 25 vite burg.
Gazetari i “Euronews Albania”, Xhevahir Zhabina, raporton se Gjykata e Apelit Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka shtyrë për herë të dytë seancën gjyqësore, në ngarkim të grupit “Shullazi”.
Avokatët mbrojtës të të akuzuarve i kërkuan Këshillit të Lartë Gjyqësor që të shprehet për praninë e gjyqtarëve të deleguar në këtë çështje, Artur Kalaja dhe Etleva Temo, pasi nuk janë gjyqtarë të Strukturës së Posaçme, të formuar vetëm pak ditë më parë. Përkundër kërkesës, e cila ka mbërritur në KLGJ që në 23 dhjetor të vitit të kaluar, ky institucion akoma nuk ka kthyer një përgjigje për këtë çështje.
Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane