SPAK konrolle në banesën e Arben Ahmetaj në Tiranë

18 Korrik 2023 | 09:22

Prokuroria e Posaçme ka kryer këtë të martë konrolle në banesën e ish-zvëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj.

Kontrollet janë kryer me vendimin e Gjykatës së Posaçme, në apartamentin e Ahmetaj në zonën e Selitës.

Zbarkimi i agjentëve të BKH dhe SPAK në banesën e Ahmetaj, vjen 5 ditë pasi Kuvendi votoi heqjen e imunitetit për deputetin dhe pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për arrestimin e tij.

Ish-zëvendëskryeministri Ahmetaj ndodhet jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, ku avokatët e tij kanë pohuar se ai ndodhet në Britaninë e Madhe.

Para votimit, Ahmetaj publikoi në rrjetet sociale një mesazh të gjatë ku theksoi se do të luftojë për të vërtetën.

SPAK po e heton ish ministrin Arben Ahmetaj, për tre akuza “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, dhe “Pastrimi të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026