Kthyen qendrën e masazheve në vatër prostitucioni, e “pësojnë” 5 vajzat në Tiranë

Zbulohet qendra e prostitcionit në Tiranë
19 Korrik 2023 | 10:36

Pesë vajza të cilat ushtronin prostitucion në një qendër masazhi në Tiranë janë zbuluar nga  operacioni policor i koduar “Spa 19”. Njëra prej tyre është arrestuar ndërsa 4 të tjera do procedohen në gjendje të lirë.

Gjithashtu në këtë qendër janë sekuestruar 51 500 lekë të rinj dhe 150 euro, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, si dhe 3 aparate celulare.

K.I., 24 vjeçe, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset A. K., 33 vjeçe, E. L., 33 vjeçe, dhe E. O., 30 vjeçe, punonjëse në këtë qendër masazhesh, të gjitha banuese në Tiranë.

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi O. Rr., 36 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi O. Rr. administronte një qendër masazhesh, në Rrugën Bardhyl, në të cilën ishin të punësuara 23-vjeçarja e arrestuar dhe tre shtetaset e tjera. Përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, në këtë subjekt ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 51 500 lekë të rinj dhe 150 euro, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, bashkë me 3 celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)

Juglindja e vendit është përfshirë nga një stuhi shiu mbrëmjen e së mërkurës, duke sjellë reshje të dendura dhe aktivitet të lartë elektrik në disa...
20:56 | 24/06/2026

Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën e saj...
20:39 | 24/06/2026

Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, ka reaguar lidhur me qëndrimin e PD-së ndaj kërkesave të protestës qytetare. Ajo thekson se çdo petendim i aluduar...
20:33 | 24/06/2026