A do ta arrestojë Afrika e Jugut Putinin? Presidenti: Futemi në luftë me Rusinë
Çdo përpjekje për të arrestuar Vladimir Putinin kur ai viziton Afrikën e Jugut do të ishte një shpallje lufte kundër Rusisë, kështu shprehet presidenti i vendit.
Kreu i shtetit afrikan e bëri këtë paralajmërim disa javë para se të zhvillohet një takim ndërkombëtar në Johanesburg, në të cilin është i ftuar dhe presidenti rus.
Por nëse Putin largohet nga toka ruse, ai do t’i nënshtrohet një urdhër-arresti të Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC).
Afrika e Jugut është nënshkruese e Gjykatës dhe për këtë arsye duhet të ndihmojë në arrestimin e tij.
Megjithatë, ajo ka refuzuar ta respektojë këtë detyrim në të kaluarën – duke lejuar kalimin e sigurt në vitin 2015 për presidentin e atëhershëm të Sudanit, Omar al-Bashir, i cili kërkohej për krime lufte kundër popullit të tij.
Putin është ftuar në Afrikën e Jugut në gusht, kur vendi pret një samit për anëtarët e vendeve të Brics – një akronim për Brazilin, Rusinë, Indinë, Kinën dhe Afrikën e Jugut. Ky bllok i ekonomive me rritje të shpejtë shihet nga disa si një alternativë ndaj grupit G7 të ekonomive të përparuara.
Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West