Kievi dhe Odesa goditen nga sulmet ajrore ruse për të dytën natë me radhë

19 Korrik 2023 | 11:27

Një sulm masiv ajror goditi portin ukrainas të Odesës për të dytën natë me radhë. Një zyrtar ukrainas e përshkroi sulmin si “ferr”. Autoritetet ukrainase, megjithatë, u zotuan se do të vazhdojnë punën për eksportin e drithërave.

Sulmi ishte “shumë i fuqishëm, me të vërtetë masiv”, tha Serhiy Bratchuk, zëdhënës i administratës ushtarake të Odesës, përmes një mesazhi në kanalin e tij në Telegram të mërkurën.

“Ishte një natë si në ferr”, tha ai, duke shtuar se detajet për dëmet dhe viktimat do të jepen më vonë.

Pas shpërthimit në një urë që lidh Rusinë me gadishullin e Krimesë, për të cilin Moska e fajësoi Ukrainën, Rusia u zotua për hakmarrje dhe nisi sulmet në Odesa.

Odesa është porti më i rëndësishëm për eksportet e grurit të Ukrainës.

Pak kohë pas incidentit të urës, Moska u tërhoq nga marrëveshja e drithërave përmes Detit të Zi që kishte lehtësuar një eksport të sigurt të grurit të Ukrainës për një vit. Kombet e Bashkuara shprehën shqetësimin se ky veprim rrezikon të krijojë uri në mbarë botën.

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU! 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026