Frikë nga arrestimi? Putin anulon pjesëmarrjen në Samitin e BRICS në Afrikën e Jugut

19 Korrik 2023 | 15:34

Presidenti rus Vladimir Putin, nuk do të marrë pjesë në një samitin e vendeve të BRICS, që do të mbahet muajin e ardhshëm në Afrikën e Jugut.

Lajmi u konfirmua këtë të mërkurë nga presidenca e Afrikës së Jugut.

“Me marrëveshje reciproke, Presidenti Vladimir Putin i Federatës Ruse nuk do të marrë pjesë në Samit, por Federata Ruse do të përfaqësohet nga Ministri i Jashtëm, z. Sergey Lavrov”, tha qeveria e Afrikës së Jugut në një deklaratë .

Vendimi vjen në një kohë kur në mediat botërore shtruan pyetjen nëse Afrika e Jugut do të arrestonte apo jo Putinin pas urdhër-arrestit ndërkombëtar.

Në mars, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​një urdhër arresti kundër Putinit për transferimin e detyruar të fëmijëve në Rusi pas pushtimit të Ukrainës.

Urdhri e vendosi Afrikën e Jugut në një situatë të vështirë.

Si një nënshkrues i GJNP-së, Afrika e Jugut do të kishte qenë e detyruar të zbatonte urdhrin dhe të arrestonte Putin nëse ai do të vizitonte vendin për një samit të planifikuar të liderëve të vendeve të BRICS.

Të martën, presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa paralajmëroi se vendi i tij nëse do të arrestonte Putinin, do të përballej me një shpallje të luftës nga Rusia.

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU! 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026