Opozita në vitin 2021, drejtuesit e qarqeve dhe marrëveshja e koalicionit ende të pambyllura
Muajt e parë të këtij viti do të jenë të rëndësishëm për opozitën.
Dy çështje, të cilat presin ende që të mbyllen janë marrëveshja e koalicionit dhe drejtuesit e mbetur të qarqeve.
Në 15 dhjetor 2020 në konferencën e fundit për shtyp që pati me gazetarët, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u shpreh se puna për drejtuesit e qarqeve është duke vijuar.
“Procesi po avancon në mënyrë të përditshme dhe jam i sigurt që pjesë të këtij procesi kanë interes publik, pjesë të tjera merren vendime, disa ju i publikoni, disa jo, procesi vazhdon. Gatishmëria jonë dhe e opozitës së bashkuar për t’iu përgjigjur thirrjes mbarë popullore, për të larguar Edi Ramën më 245 prill është e plotë dhe e gjithanshme”, u shpreh Basha.
Në 22 dhjetor u prezantuan 2 prej tyre, që së bashku me Bujar Leskajn në Vorë, i bërë publik me më herët, e çojnë në 3 numrin e drejtuesve të qarqeve.
Ndërkohë që 9 qarqe të tjera mbeten ende pa drejtues, kur na ndajnë me pak se 4 muaj nga dita e zgjedhjeve.
Çështje tjetër që pret zgjidhje është edhe marrëveshja e koalicionit.
Opozita ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar nëse do të dalë me 1 listë të përbashkët, apo me 2 lista, ndërkohë që aleatët e saj si Fatmir Mediu apo Agron Duka, e kanë cilësuar si të vonuar vendimmarrjen për ketë çështje.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta