“Provokimi i Tiranës”, Spahiu: Rama fyeu shtetin e Kosovës

19 Korrik 2023 | 20:51

Analisti Nexhmedin Spahiu është shprehur se anulimi i mbledhjes së dy qeverisve ishte një hakamarrje e kreut të qeverisë Edi Rama ndaj Kosovës.

Në një intervistë për Euroneës Albania, ai theksoi se shqiptarët në Kosovë i mbron qeveria e Albin Kurtit dhe jo Edi Rama, duke nënvizuar se ky i fundit bëri një provokim të rëndë.

“Ishte një hakamarrja e sërishme ndaj asaj që bëri Rama duke anuluar mbledhjen e qeverive, duke bërë propozimin për asociacionin. Këto gjëra nuk ishin vetëm në dëm të kreut të qeverisë Albin Kurti por dhe në dëm të Kosovës. Shqiptarët në Kosovë i mbron qeveria e Albin Kurtit dhe jo Edi Rama. Rama bëri një provokim të rëndë. Gjatë vizitës së tij në Kosovë, Rama duhet ta thoshte nëse është në mbështetje të Kosovës ose jo. Ishte një fyerje ndaj Kosovës,  bëri sikur Kosova nuk ekzistonte. Shpresojmë se raportet mes dy vendeve të jenë në raport normal”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Jo më Ruanda, zbulohet tjetër shtet ku Britania pritet t’i çojë azilkërkuesit

Britania e madhe ka filluar të zhvendosë emigrantët e paligjshëm në kontejner dhe objekte ushtarake për të jetuar aty deri sa kërkesat e tyre për...
13:47 | 08/08/2023

“Niko Peleshi, në syrin e ciklonit”, Lita: S’do ta kalojë lehtë rastin e Zall Herrit

Gazetari Lavdrim Lita ishte këtë të diel i ftuar në një intervistë për Euronews Albania për të folur rreth skandalit në repartin ushtarak të Zall...
19:40 | 06/08/2023

Spahiu: Rritja e çmimeve të shtëpive frenohet duke ndaluar blerjet e të huajve

Juristi Kreshnik Spahiu tha se rritja e çmimeve të shtëpive në Shqipëri mund të frenohet duke ndaluar blerjet e tyre nga të huajt. Në një...
19:20 | 06/08/2023