Zbardhen emrat e kandidatëve për 2 vendet vakante në Këshillin e Lartë të Prokurorisë
Pas mbylljes së garës për dy vendeve vakante në KLP, shprehur interes dhe kanë dorëzuar dokumentacionin e kërkuar 5 prokurorë, nga të cilët 1 i Apelit dhe 4 nga prokuroritë e shkallëve të para.
Përmes një njoftimi për mediat, KLP bën me dije se kandidatët që kanë shfaqur interes për vendet vakante në KLP janë: Moisi Duda, prokuror, Prokuroria e Apelit, Durrës; Zeqir Hoda, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë; Eloida Goxhi, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Berat; Albert Kulici, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë; Elona Avni Alvora, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë.
“Prokuroria e Përgjithshme i është drejtuar paraprakisht Komitetit Teknik të Ekspertëve për të miratuar organizimin e mbledhjes së përgjithshme të prokurorëve në mjediset e Pallatit të Kongreseve me një kapacitet optimal për zhvillimin e mbledhjes së prokurorëve.
Pas marrjes së miratimit nga ana e Komitetit Teknik të Ekspertëve do të caktohet menjëherë data e zhvillimit të mbledhjes për të zgjedhur anëtarët prokurorë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë”, bëhet me dije në njoftim.
Prej afro një viti KLP ka vazhduar garën me mungesën e dy anëtarëve.
Kandidatët garojnë për të zëvendësuar Besnik Canin dhe Arben Dollapajn, të shkarkuar nga Vettingu.
Që prej nisjes së punës, anëtarët prokurorë të KLP janë goditur nga procesi i Vettingut.
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet