Spiropali thirrje Gardës: Largohuni! S’kemi frikë nga këta, le t’i bien bilbilit

20 Korrik 2023 | 12:52

Seanca parlamentare e kësaj të enjte është shoqëruar me zhurma, debate e protesta, brenda e jashtë sallës së Kuvendit.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali mori fjalën ndërsa deputetët e opozitës përplasnin duart mbi tavolina, duke krijuar kështu zhurme e rrëmujë, ndërsa  punonjës të gardës po qendroninnë foltore.

Duke ju drejtuar punonjësve të gardës, Spiropali u tha atyre të largohen pasi nuk kanë frikë nga ata që sipas saj kanë frikë nga vetja e tyre.

“U bëj thirrje punonjësve të nderuar të gardës të largohen sepse ne nuk kemi frikë nga ata që kanë frikë nga vetja e tyre. Ju lutem largohuni dhe le të rrinë në foltore, të bëjnë zhurmë  a ti bien bilbilit, a të merren me njëri tjetrin, apo të merren me ne.

Ne patëm durimin sot të dëgjonim mbi 20 deputetë për procedure por vetëm për procedurë nuk folën. Me respektin më të madh pa bërë asnjë lloj zhurme, pa ndërhyrë, jo se nuk kemi ç’themi, por ne respektojmë këtë parlament në punën e tyre.

Sa i takon llogaridhënies sa i takon përpalljes për të vërtetën nuk kemi hezituar, as në këtë foltore as në komision hetimor me muaj të tërë ku vetë kryeministri është përgjigjur me orë të tëra, një standard i paprecedentë i vendosur nga ky kryeministër e nga kjo qeveri. Nuk është hera e parë që e shpallni këtë qeveri, mafie, grup i strukturuar kriminal, e keni nisur që në kohën e Fatos Nanos dhe e kni vijuar në opozitën tuaj të thellë. Shpifjet janë për turpin tuaj, se më pas populli jua kthen me votë”,-tha Elisa Spiropali.

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë

“Çminimi i Ngushticës së Hormuzit është një operacion që do të kryhet ekskluzivisht nga Irani, në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit (MoU) midis Teheranit dhe...
22:20 | 29/06/2026

“Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)

Një “ndëshkues” misterioz, i njohur si “Batmani i Lagos de Morenos”, ka shkaktuar trazira në Meksikë, pasi dyshohet se identifikon persona që i konsideron të...
22:08 | 29/06/2026

Giorgia Meloni: Nuk kam qenë e nënshtruar dje dhe as antiamerikane sot

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka deklaruar se nuk ka mbajtur asnjëherë një qëndrim antiamerikan, duke theksuar se beson në një Perëndim të bashkuar. Në një...
21:53 | 29/06/2026