“Mos bëj cirk” Përplasje në Kuvend, Noka tenton të kapërcejë karriget, ndërhyn Garda
Seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar u shoqërua me debate të forta mes opozitës dhe maxhorancës në lidhje me projektligjin për studentët e mjekësisë. Ishte deputetja e Partisë Demokratike, Zheni Gjergji, ajo e cila pas një takimi me studentët e mjekësisë që po protestojnë jashtë Kuvendit, kërkoi që këta të fundit të ishin të pranishëm në seancë dhe të pasqyronin argumentet e tyre.
Deputetja kërkoi nga kryetarja e Kuvendit ngritjen e një grupi pune me qëllim që të bisedojë me studentët që ata të jenë të pranishëm në seancë.
“Sapo vijmë nga një takim me studentët të cilët kërkojnë të jenë pjesë e kësaj seance ku po diskutohet e ardhmja e tyre. Ata kanë nisur një kërkesë ditën e djeshme drejtuar Kryetares Lindita Nikolla, ku kërkojnë të marrin pjesë në seancë dhe ende nuk kanë marrë ende një përgjigje”, tha Gjergji.
Në përfundim të fjalës së deputetes, ishte kolegu i saj Flamur Noka ai i cili u përpoq t’i dorëzonte kërkesën e studentëve nënkryetares së Kuvendit, Ermonela Felaj. Noka tentoi të kapërconte karriget e kabinetit qeverisës për të dorëzuar shkresën.
Në atë moment ndërhyri Garda dhe deputetit të PD-së iu kërkua që kërkesën ta dorëzonte në sekretarinë e Kuvendit.
“Ka sekretari, nuk jepet duke kapërcyer karriget kërkesa. I jepet sekretarisë dhe i përcillet drejtuesit të seancës. S’ka nevojë të bëni cirk, mund të sillemi si njerëz dhe të mos i vëmë në pozitë punonjësit e Gardës se nuk kanë lidhje me politikën por me pozicionin e tyre të punës”, tha Felaj.
Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë