Temperatura ekstreme në Elbasan, të moshuarit më të rriskuarit nga vapa
“Elbasani është një ndër qarqet që po e ndjen më së tepërmi temperaturat e larta që kanë mbërthyer vendin tonë prej disa ditësh. Ata që preken më shumë nga nxehti janë fëmijët, mosha e tretë, personat me sëmundje kronike dhe probleme kardiake.”
Prej ditësh temperaturat në Shqipëri shënojnë 40 gradë celcius. Qytetarët në pamundësi ekonomike mundohen ta përballojnë disi, duke përdorur kapele, çadra, apo edhe burimet e ujit në qytet për tu freskuar. Për shumicën prej tyre kondicioneri është luks.
“Me vështirësi si do e përballosh vapën në pensionistë jemi, bëjmë një pushim këtu e shkojmë në shtëpi më pas e marrim veten”
“Freskuese kemi te thjeshtë, jo është shtrenjtë kondicioneri, do lekë, s’kemi ne”
“Unë s’jam shumë, dy veta jemi, në shtëpi kam freskuese , aty me atë rri”
“Duhet me pas çik kujdes por gjithmonë me orare të caktuara duhet te futemi nëpër hije ose qëndrojmë në shtëpi pa lëvizur “.
“Shume vapë çfarë ti bëjmë, shpi punë kur dalim nga puna shkojmë në shtëpi”.
“Kemi pasur një rast tani të cilit i kemi dhënë ndihmën e parë, i cili ishte i dehidruar, moshe e madhe i cili kishte edhe problematik të tjera si diabet dhe probleme kardiake. Rastet që janë me te prekshme janë rastet që kanë diagnoza shoqëruese. Ne bëjmë këshillë që njerëzit, mosha e trete duhet të ketë kujdes. Nuk duhet te dalin në pikun e nxehte sepse ndikon shume sidomos edhe kur kanë probleme kardiake dhe probleme te diabetit te cilat krijojnë dehidrim. Ne këshillojme gjithmonë pacientët për të gjithë shoqërinë që ne këtë kohë të nxehtë të konsumojmë sa më shumë lëngje”- tha Ergys Mici, mjek.
Ndërkohë në qytetin e Elbasanit janë hapur qendrat shëndetësore verore, për persona të cilët kanë nevojë për kujdes mjekësor.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta