Spanja në zgjedhje, Brukseli, frikë nga depërtimi i ekstremistëve në qeverisje
Do të ishte arritja kryesore gjatë mandatit të tij. Presidenca e radhës e Këshillit Evropian, në duart e kryeministrit spanjoll kishte projektet më të rëndësishme ndërkombëtare ndër vite, por ngërçi politik në Spanjë detyroi Pedro Sanchez të organizonte zgjedhje të parakohshme.
“Është e vërtetë se nga këndvështrimi i institucioneve evropiane, zgjedhjet e 23 korrikut janë si një ajsberg”- theksoi Manuel de la Fuente, ekspert komunikimi, Spanjë
Institucionet në Bruksel po i ndjekin me vëmendje këto zgjedhje, të kontestuara nga Partia Socialiste e Sanchez dhe Partia Popullore e Nunjez Feiho. Shqetësimi më i madh është hyrja e partisë së ekstremit të djathtë Vox në koalicionin qeverisës, që mund ta çojë Spanjën drejt regjimeve si ato në Poloni dhe Hungari, ose si në Italinë e Giorgia Melonit.
Manuel de la Fuente “Një gjë e tillë do të gjeneronte shqetësime për balancat aktuale në Bruksel. Thënë kjo, është e vërtetë se dy partitë kryesore, ajo Popullore dhe ajo Socialiste, kanë përjashtuar çdo gjë që lidhet me Brukselin dhe BE-në në fushatat elektorale përkatëse. Me pak fjalë, duket se mes tyre ka harmoni”- Manuel de la Fuente, ekspert komunikimi.
Në tryezë janë marrëveshje të rëndësishme evropiane si politika e emigracionit, apo tranzicioni ekologjik.
“Ka një rrymë me tone mohuese që mund të funksionojë mirë për populizmin elektoral, por që nga perspektiva politike, ato janë jofunksionale. Në sfera të tjera, si debati për emigracionin, besoj se për Partinë Popullore nuk do të ishte një lëvizje e mençur të bënte lëshime”- shtoi ai.
“Me mungesën e një mazhorance absolute në horizont, sondazhet e fundit tregojnë se drejtimi i qeverisjes spanjolle do të vendoset nga një grusht vendesh në Parlamentin që do të dalë nga zgjedhjet e 23 korrikut. Pritet që nata e së dielës të jetë një lojë nervash edhe për Brukselin…”-Jaime Velazques.
LEXONI GJITHASHTU:
U helmua me kërpudha, gazetari që zbuloi lidhjen e dyshuar të Putinit gjendet i vdekur në mërgim
Më afër se Hëna, një asteroid “krejtësisht i padëmshëm” së shpejti do të kalojë pranë Tokës
Macja Larry në Britaninë e Madhe që ka përcjellë gjashtë kryeministra
- 17:38 U helmua me kërpudha, gazetari që zbuloi lidhjen e dyshuar të Putinit gjendet i vdekur në mërgim
- 17:36 E hëna dhe e marta ishin ditët më të nxehta për muajin qershor në Spanjë që nga viti 1950
- 17:02 Më afër se Hëna, një asteroid “krejtësisht i padëmshëm” së shpejti do të kalojë pranë Tokës
- 16:57 Macja Larry në Britaninë e Madhe që ka përcjellë gjashtë kryeministra
- 16:55 Rama pret ambasadorin e ri të Turqisë në Shqipëri
- 16:51 Italia kritikon shefin e NATO-s, deklaroi se 500 baza ushtarake italiane do përdoren kundër Iranit