Rryshfete për patentat e bllokuara, SPAK mbyll hetimet, çon dosjen për gjykim
Prokuroria e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimet e bëra lidhur me korrupsionin për kthimin e patentave ndërsa dosjen e ka çuar për gjykim.
Nga hetimet e zhvilluara nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe Prokuroria e Posaçme (SPAK) rezulton se disa qytetarë kane paguar shuma të ndryshme parash.
Këto shuma varionin deri në 1500 euro për të tërhequr lejen e drejtimit të bllokuar për shkelje të ndryshme të qarkullimit.
Njoftimi i SPAK:
Në përfundim të hetimeve paraprake, Prokuroria e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në datën 20.07.2023 ka dërguar për gjykim procedimin penal nr. 202 viti 2022, në ngarkim të pandehurve: Alkid Ndreu, Elio Picoku, Amarildo Lika, Eduart Caka, Besiko Demaj (Zoto), Kujtim Xhaja, Revi Osmani, Enis Balla, Lidian Broshka, Oltjan Muçaj, Spiro Tore, Ilir Tafa, Renato Meçuli, Ervis Dakolli, Endrit Xhambazi, Neritan Selmani, Vilson Zelia, Altin Koçi, Sefer Gianfrate, Evisjon Salku, Gerald Lusha, Ardit Shehu, Arisjon Rakipi, Sotiraq Lamaj, Arian Lika.
Nga analiza e provave dhe të dhënave të grumbulluara gjatë hetimit të këtij procedimi penal, rezulton e provuar se lejet e drejtimit të automjeteve të shtetasve: Besiko Demaj, Greis Rafti, Enis Balla, Sotiraq Lamaj, Lidian Broshka, Oltjan Mucaj, Revi Osmani, Neritan Selmani, Spiro Tore, Selim Skënderi, Renato Meçuli, Ervis Dakolli, Endrit Xhambazi, Vilson Zelia, Altin Koçi, Ardian Peposhi, posedoheshin nga këta shtetas të ndëshkuar me masën administrative të pezullimit të lejes së drejtimit dhe janë marrë nga kartoteka e Organi Administrativ Shtetëror (OASH) para afatit të pezullimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta