Vetëvendosja garon në Shqipëri, Këlliçi: Një shans i mirë për të paraqitur anën tjetër të sistemit

6 Janar 2021 | 08:33

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri ka konfirmuar pjesëmarrjen në zgjedhjet e 25 prillit. Organizata do të paraqesë kandidaturat e saj në të 12 qarqet e vendit.

Nga kjo lëvizje nuk do të garojnë vetëm anëtarët e partisë, por edhe qytetarë të angazhuar të cilët dëshirojnë t’u dalin përballë 2 partive të mëdha. Lëvizja Vetëvendosja ka paralajmëruar edhe një kundërshtim në Gjykatën Kushtetuese të ndryshimeve që iu bën ligjit themeltar në muajin korrik me qëllim për të hapur listat.

Anëtari i bordit të kësaj organizate në Shqipëri, Klejd Këlliçi tha në një intervistë për Euronews Albania se kandidatët që do të garojnë në çdo qark do të jenë të pavarur, por do të kenë edhe mbështetjen e Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas z. Këlliçi, ky është një shans i mirë për të paraqitur anën tjetër të sistemit.

“Ne si Lëvizje kemi një vizion ekonomik, social për zhvillimin e vendit, kjo do të jetë pjesë e fushatës elektorale. Kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve janë ato për të cilat duhet të garohet në një skenë normale politike, që nga pastërtia e figurës e deri tek integriteti.

Brenda këtij procesi do të marrin pjesë edhe anëtarë të lëvizjes. Është diçka e ndërmjetme, për të promovuar anëtarët e Lëvizjes dhe për të zgjedhur figura të denja në çdo qark. 

Ne kërkojmë që në çdo qark të kemi kandidatë me një peshë të caktuar. Këtu ka një doza skepticizmi, por ky është një shans i mirë për të paraqitur anën tjetër të sistemit. Ky sistem e fsheh fytyrën e personave që garojnë, ky është një shans i mirë për zgjedhësin ta njohë kandidati dhe të votojë për të”, tha z. Këlliçi.

Ai e përjashtoi mundësinë që në emër të Vetëvendosjes të garojnë persona me probleme të pastërtisë së figurës, ndërsa theksoi se me pjesëmarrjen në këto VV synon përfaqësimin, jo votën.

“Vetë natyra e lëvizjes nuk e lejon pjesëmarrjen e personave me probleme të pastërtisë së figurës. E  pamundur që të ketë influkse të tilla, ne synojmë përfaqësimin, jo votën”, tha ai.  

Vendimi për të mos dalë si një subjekt politik, z. Këlliçi e lidh me llojin e sistemit politik në Shqipëri që është problematik për subjektet e reja dhe me natyrën e lëvizjes, që edhe në Kosovë lindi si lëvizje shoqërore dhe sistemi bëri që të kthehet në parti politike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026