Ushtria e Kosovës në misione paqeruajtëse, Meta: Duhet të jetë sa më parë anëtare e NATO-s

6 Janar 2021 | 09:17

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur vendimin e parlamentit të Kosovës për të autorizuar Forcën e Sigurisë së Kosovës që të marrë pjesë në misionet paqeruajtëse në botë

Kreu i shtetit thekson se Kosova e meriton plotësisht që të jetë sa më parë anëtare e NATO-s.

“Përshëndes vendimin historik të Parlamentit të Kosovës për të autorizuar Forcën e Sigurisë së Kosovës të marrë pjesë në misionet paqeruajtëse në botë, në bashkëpunim me ushtrinë amerikane. Kosova dëshmon qartë çdo ditë se është jo vetëm një faktor i rëndësishëm për paqen, stabilitetin e sigurinë në rajon, por edhe promovuese e këtyre vlerave në botë. Kosova e meriton plotësisht të jetë sa më parë anëtare e NATO-s dhe do të ketë mbështetjen e pakursyer të Shqipërisë në këtë drejtim”, shkruan Meta në një postim në Facebook.

Ushtria e Kosovës do të renditet përkrah ushtrisë amerikane në misione paqeruajtëse.

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Anton Quni tha për Euronews Albania se kjo është një ngjarje historike për kombin dhe shtetit e Kosovës.

Lexoni gjithashtu:

FSK në misione paqeruajtëse, ministri i Mbrojtjes: Po përmbushim të gjitha parakushtet për të qenë në NATO

Ushtria e Kosovës përkrah SHBA në misione paqeruajtëse, Hoti: Gur themeli në rrugën e integrimit euro-atlantik

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026