Rrezikohet identifikimi biometrik në zgjedhje, vetëm një kompani angleze në garë

6 Janar 2021 | 14:22

Me përmbylljen e fazës së parë të tenderit për implementimin e teknologjisë në zgjedhje është zbuluar kompania e vetme e cila ka paraqitur ofertën e saj për të marrë përsipër këtë proces. Bëhet fjalë për kompaninë “Smartmatic”, e cila ka paraqitur një ofertë prej rreth 20 milionë USD për të realizuar identifikimin biometrik në të gjithë vendin.

Lidhur me këtë proces, nënkomisionerja e zgjedhjeve, Lealba Pelinku në një intervistë për Euronews Albania theksoi, se tashmë oferta e dhënë nga kjo kompani angleze do të vlerësohet nga një grup pune i ngritur në KQZ dhe më pas do të merret vendimi nëse në 25 prill do të kemi përdorim të teknologjisë ashtu siç kërkohet nga Kodi Zgjedhor.

“Një kompani rezulton të ketë paraqitur ofertë dhe hapi i radhës është vlerësimi i kësaj oferte dhe dokumentacionit të paraqitur nga kompania nga ana e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, komision ky, i cili duhet të shqyrtojë përputhshmërinë e ofertës në raport me kriteret e vendosura dhe eventualisht do të kemi kualifikim të kompanisë sipas përmbushjes së kritereve. Hapat pasardhës janë shpallja e fituesit dhe më pas negocimi i Autoritetit Kontraktor pranë KQZ me kompaninë në fjalë”, shtoi ajo. 

Edhe pse jemi më pak se 4 muaj nga data e zgjedhjeve dhe mund të rrezikohet identifikimi biometrik, Lealba Pelinku siguroi se implementimi i teknologjisë në zgjedhje do të jetë i mundur në rast se çdo gjë do të shkojë sipas parashikimeve dhe do të lidhet kontrata me kompaninë “Smartmatic”.

“Nëse çdo gjë do të përfundojë me sukses, pra, do të kemi kualifikim të operatorit, do të kemi negociata të suksesshme që do të terminojnë me lidhjen e kontratës, dhe koha në dispozicion është e vërtetë se është e ngushtë, por duke ditur edhe karakteristikat, që janë kërkuar për pajisjet dhe sistemin është mëse e mundur të realizohet në kohën, që ka ngelur në dispozicion”, thotë ajo.  

Ndërkohë sa i përket procesit paralel me identifikimin biometrik, Pelinku sqaroi se deri më tani ende nuk është përcaktuar qarku ku do të bëhet pilotimi për votimin dhe numërimin elektronik, pasi ende nuk kanë ardhur propozimet nga partitë politike.

“KQZ nuk ka të identifikuar qarqet, apo qarkun në të cilin do të implementohet projekti pilot i votimit dhe numërimit elektronik”, shtoi ajo.

Koha e përcaktuar për të vendosur për kompaninë që do të marrë përsipër implementimin e teknologjisë në zgjedhje është deri në mesin e muajit janar.

Lexoni gjithashtu:

Vota e emigrantëve më 25 prill, KQZ shpalos dy modalitete si mund të regjistrohen

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026