Çoroditen rekordet e klimës, shkencëtarët: Toka në një territor të paeksploruar

22 Korrik 2023 | 17:53

Një seri të dhënash klimatike mbi temperaturën, nxehtësinë e oqeanit dhe akullin e detit Antarktik kanë alarmuar shkencëtarët, të cilët thonë se shpejtësia dhe koha e ndryshimit të tyre është e paprecedentë. Sipas OKB-së, valët e rrezikshme të të nxehtit në Evropë mund të thyejnë rekorde të tjera.

Është e vështirë që këto ngjarje të lidhen menjëherë me ndryshimin e klimës, sepse moti dhe oqeanet janë kaq komplekse. Edhe pse studimet mbi to janë duke u zhvilluar, shkencëtarët tashmë i frikësohen situatës duke shpalosur disa skenarë të rasteve më të këqija.

“Unë nuk kam parë më parë një periudhë të ngjashme ku të gjitha pjesët e sistemit klimatik ishin duke thyer rekorde, ose ndodheshin në territore anormale”, thotë Thomas Smith, një gjeograf mjedisor në Kolegjin Ekonomik të Londrës.

“Aktualisht Toka është në një territor të paeksploruar” për shkak të ngrohjes globale si pasojë e djegies së lëndëve fosile dhe nxehtësisë që vjen nga El Niño, një sistem natyror i ngrohjes së motit që nga viti 2018”, thotë pedagogu i shkencave klimatike të Kolegjit Imperial në Londër, Dr Paulo Ceppi.

Deri në këtë periudhë të verës janë regjistruar katër rekorde klimatike të thyera; dita më e nxehtë, qershori më i nxehtë në rang global, valët ekstreme të të nxehtit detar, niveli i ulët i akullit të detit Antarktik.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Me vlerë 350 milionë euro, familja mbretërore e Katarit blen vilën luksoze të Berlusconit në Sardenjë

Një nga pronat e patundshme politike më famëkeqe në Itali thuhet se ka gjetur një blerës. Ish-kryeministri dhe ministri i jashtëm i Katarit, Hamad bin...
14:47 | 24/06/2026

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit, anulohet lëvizja e 100 trena në ditë

Belgjika shpalli alarm kombëtar për nxehtësinë të mërkurën, ndërsa një valë e fortë të nxehti ka përfshirë vendin, duke e detyruar operatorin kombëtar hekurudhor SNCB...
14:28 | 24/06/2026

Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen

Kur rezultatet e referendumit të Mbretërisë së Bashkuar u shpallën në mëngjesin e 24 qershorit 2016, një valë mosbesimi u përhap në të gjithë Bashkimin Evropian (BE),...
14:19 | 24/06/2026