Nasip Naço i bashkohet PS-së: Do jem pjesë e së majtës progresive

6 Janar 2021 | 10:30

Pak muaj para zgjedhjeve të 25 prillit, ish-ministri i Drejtësisë Nasip Naço i është bashkuar Partisë Socialiste.

I kontaktuar nga Euronews Albania, Nasip Naço deklaroi se do të jetë pjesë e të majtës progresive. 

Po kështu, ditën e sotme, gjatë ceremonisë së Ujit të Bekuar në Berat, Nasip Naço u shfaq përkrah ministrit të Turizmit, Blendi Klosi, ku bëri të njëjtën deklaratë. 

“Sot do të shprehja edhe një herë qëndrimin tim se do të jem në krahë të majtës progresive, ku Berati dhe Shqipëria nuk ka nevojë më për eksperimente politike. Ka nevojë për të ecur përpara. Unë kam qenë pjesë e kabinetit qeveritar nga LSI, së bashku me PS. Kontributi im ka qenë modest, por përkushtimi im ka qenë i madh për të ecur para si me reformën në drejtësi dhe në reformat e tjera që janë të domosdoshme”, tha ai. 

“Ajo që mund t’ju them se sot jam me zotin Klosi dhe në të ardhmen do të jem me të. Shqipëria nuk ka më nevojë për eksperimente politike dhe as për njerëz vasal të dikujt tjetër, por të përfaqësojë një pjesë të elektoratit që është i pa-përfaqësuar dhe se votat e tyre të shkojnë në koalicion me të majtën progresiste. Eksperimentet janë të së kaluarës, e ardhmja i përket së majtës progresiste”, shtoi Naço më tej. 

Naço në vitet 2008 – 2009, ai ka qenë Sekretar Politik i LSI-së, për Qarkun e Beratit.

Më pas është zgjedhur deputet i qarkut të Beratit nën siglën e LSI-së dhe në periudhën 2009 – 2011 ai ushtroi detyrën e Zëvendëskryetarit të Kuvendit të Shqipërisë.

Në vitet 2011- 2012, ai ushtroi detyrën e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

Ndërsa në vitin 2013 ai mori postin e ministrit të Drejtësisë. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026