Shqipëria tashmë me një gjyqtare të njohur nga FIFA
Shqipëria për herë të parë në historinë e futbollit, ka një gjyqtare femër me stemën e FIFA-s. Emanuela Rusta është gjyqtarja nga Kolegjini i Elbasanit.
Rusta ka arbitruar ndeshjet e Superligës si dhe është e para që ka drejtuar ndeshjen përuruese në “Arenën Kombëtare” mes vajzave të Vllaznisë dhe Apollonisë.
Në Janar të vitit 2019, Rusta u përzgjodh si gjyqtare e FIFA-s, duket fituar një nga katër vendet që ishin të lira falë testimeve që u zhvilluan në Lisbonë, ku morën pjesë 38 gjyqtare femra.
Arbitrja Emanuela Rusta, e ftuar në emisionin “Good Morining Albanians” në Euronews Albania është shprehur se këtë profesion e zgjodhi rastësisht, por edhe për të sprovuar veten duke provuar diçka ndryshe.
Ndër të tjera gjyqtarja shqiptare ka treguar se gjatë kësaj rruge ka patur edhe njerëz, të cilët e kanë paragjykuar.
“Ka patur paragjykime, por për mua kanë qenë pjesë e mbështetjes”, është shprehur Emanuela.
E pyetur sesi e shikon futbollin e femrave në Shqipëri, gjyqtarja është shprehur se po zhvillohet çdo ditë e më shumë.
“Në Shqipëri, para 5 viteve nuk ka qenë kaq i zhvilluar sa është sot, ndërsa tani po zhvillohet dita-ditës dhe femrat po e kuptojnë më mirë dhe po e luajnë njësoj si meshkujt”, ka shtuar Emanuela.
Rusta e ka mbyllur fjalën e saj duke u shprehur se dëshira e saj për të ardhmen do të ishte të arbitronte finalen e Kupës së femrave në botë.
Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta