Sefa: Sekretari i Përgjithshëm s’mund të thërrasë mbledhjen e Këshillit Kombëtar

24 Korrik 2023 | 16:22

Sekretari për Çështjet Ligjore, në Partinë Demokratike Indrit Stefa, tha në një deklaratë për mediat se Sekretari i Përgjithshëm nuk ka të drejtë të thërrasë mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

Ai i bëri thirrje demokratëve të bëhen pjesë aktive e riorganizimit, ndërsa shtoi se çdo vonesë që dëmton këtë proces i shkon në ndihmë kryeministrit Rama.

“Sekretari i përgjithshëm nuk ka të drejtë të thërrasë mbledhjen e këshillit kombëtar, këtë të drejtë e ka vetëm kryesia dhe kryetari i partisë. Në zgjedhjet e brendshme në parti, sekretari nuk ka asnjë kompetencë statutore. I ftoj demokratët të bëhen pjesë aktive e riorganizimit, si mënyrë e vetme për t’u përballur me Edi Ramën. Çdo vonesë që dëmton këtë proces është largim i vëmendjes për humbjen e radhës që Berisha koleksionoi sot në Rrogozhinë”,-tha Indrit Sefa

Kujtojmë se deputetët e Partisë Demokratike, Bledion Nallbati dhe Lefter Gështenja, paraqitën këtë të hënë një raport ku kanë bërë një vlerësim të legjimitetit të vendimeve të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Sipas hulimtimeve të kryera, 276 anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD, nga 459 gjithsej, janë kundër zgjedhjeve të 29 korrikut për kreun e ri të PD.

Në këto kushte, deputetët e PD, kërkuan nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi që  të mbledhë Këshillin Kombëtar, në mënyrë që të mos ndërmerren veprime të njëanshme që përçajnë akoma më shumë Partinë Demokratike.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026