Veri apo Jug, ku është mikpritja më e mirë? Përgjigjet eksperti i turizmit
Eksperti i turizmit Eduart Çekoja tha se sa më tepër t’i largohesh nivelit të detit në Shqipëri aq më e madhe është mikpritja pasi sipas tij në qytete e bregdete, marrëdhënia me turistin është më direkte dhe më materialiste.
I ftuar në Summer Cube ai tha se me përvojën e tij, ka kritika si për veriun edhe për jugun , por shtoi se në veri të Shqipërisë mikpritja është më e madhe.
“Ka disa elemente mikpritëse tradicionale që mbeten gjithnjë më të forta në veri të Shqipërisë, është komplet ndryshe mikpritja në jug, ajo është po aq e veçantë, por në forma të tjera.
Mendoj se zonat turistike e kanë humbur ndoshta sensin e mikpritjes, siç mund ta kenë humbur edhe zona turistike në veri të Shqipëri, por mendoj e ndarja është se në momentin që ngjitesh mbi nivelin e detit mikpritja është më e mirë dhe më e theksuar. Se në qytete e në bregdet marrëdhënie me turistin është shumë më tepër materialiste”,-tha Eduart Çekoja.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta