BE “ultimatum” Kosovës: Të shpallen sa më shpejt zgjedhjet në Veri

26 Korrik 2023 | 09:00

BE pret nga Kosova shpalljen e zgjedhjeve në veri dhe kërkon që serbët që jetojnë në katër komunat veriore të marrin pjesë në këto zgjedhje.

I pyetur për deklaratat e zëvendëskryeministrit Bislimi se Kosova nuk duhet të shpallë zgjedhje në veri të vendit, pa u hequr masat ndëshkuese Zëdhënësi i BE-së, edhe pse nuk i komentoi deklaratat e Bislimit, tha se pret që Kosova të përmbushë angahzimet e saj.

“Ne nuk i komentojmë deklaratat. Megjithatë ne shfrytëzojmë rastin për të përsëritur se BE-ja pret nga palët që të implementojnë kërkesat që janë shprehur në deklaratën e 27 vendeve të BE-së me 3 qershor të vitit 2023. Kjo qartë përfshin se zgjedhjet e jashtëzakonshme duhet të shpallen sa më shpejtë që të jetë e mundur, të organizohen në mënyrë gjithëpërfshirëse në të gjitha katër komunat Serbe në veri. Nga serbët e Kosovës pritet që të marrin pjesë në këto zgjedhje”, thuhet në përgjigjen e Bashkimit Evropian.

Zedhenesi i BE-së tha se pret që palët të reflektojnë dhe të japin vlerësimet e tyre për temat që ishin në rendin e ditës e në të njëjtën kohë, të përmbahen nga hapat e njëanshëm të cilët mund të çojnë deri te përshkallëzimet eventuale të reja.

Qeveria e Kosovës ka rënë dakord më 10 korrik që të bëjë një deklaratë publike, për të mbështetur mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në 4 komunat veriore, pas verës.

Sipas marrëveshjes të arritur me BE-në, Kosova përkushtohet të sigurojë bazën e nevojshme ligjore për të mundësuar organizimin e zgjedhjeve.

Burimet diplomatike nga BE-ja i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se heqja e masave ndëshkuese që Bashkimi Evropian i ka vendosur Kosovës do të varet nga zbatimi i detyrime që ka marrë Prishtina dhe hapat e tjerë që priten nga autoritetet në Kosovë për vazhdimin e përpjekjeve për të ulur tensionet në veri.

BE-ja i vuri sanksione Kosovës pasi e bëri fajtore për përshkallëzimin e  situatës në veri të vendit përfshijnë: pezullimin  e përkohshëm të punës së komisione të krijuara në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, Kosova nuik do te ftohet  në takime të nivelit të lartë dhe pezullimin e vizitave bilaterale, përveç atyre që fokusohen në adresimin e krizës në veri të Kosovës në kuadër të kornizës së dialogut të lehtësuar nga BE-ja, ndalimin  e programimit të fondeve për Kosovën nga IPA 2024.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët

Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur qytetin e Laçit në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, 4 qershor. Një sasi e...
12:55 | 04/06/2026

Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me Violand Braçellarin, autorin e dyshuar të vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë...
11:30 | 04/06/2026