Analisti zbulon planin e amerikanëve: Si bie Kurti, nëse VV s’pranon qasjen e SHBA
Analizti Bedri Elezi, ishte i ftuar këtë të mërkurë në Euronews Albania ku komentoi zhvillimet politike në Kosovë, pas tensioneve të krijuara në Veri. Elezi tha se Kosova mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme, madje zbuloi dhe planin e amerikanëve nëse Lëvizja Vetëvendosje nuk pranon qasjen dhe kërkesat e tyre.
Analisti theksoi se sipas informacioneve që ka, SHBA-të kanë kontakte brenda Vetëvendosjes të cilat do t’i përdornin përpara zgjedhjeve për të përçarë partinë me qëllim që Kurti të mos formonte i vetëm qeverinë.
Ky skenar sipas tij do të vihej në zbatim vetëm nëse kryeministri Kurti nuk pranonte qasjen e amerikanëve për zgjidhjen e tensioneve.
“Sipas informacioneve që ne kemi, SHBA po punojnë në vazhdimësi me ato burime të cilat i kanë brenda Lëvizjes Vetëvendosje për të ndryshuar qasjen apo që në një moment të caktuar nëse qasja e VV me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ndryshon mund të ndodh që këta burime të largohen nga Vetëvendosje. Siç ishte rasti me Haki Abazin, i cili ishte një nga personat e rëndësishëm në Vetëvendosje dhe më pas u largua.
Mund të themi që SHBA ka ende burime në Vetëvendosje, të cilët në rast se vendi do të shkonte në zgjedhje do të dëmtonin Lëvizjen Vetëvetëndosje duke u shkëputur. Në këtë mënyrë VV nuk do të kishte shumicën e nevojshme për të formuar e vetme qeverinë”, tha Elezi.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta