Qeveria e Kosovës miraton pakon e re të sanksioneve ndaj Rusisë

26 Korrik 2023 | 11:22

Qeveria e Kosovës ka miratuar pakon e 11-të të sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë lidhur me luftën në Ukrainë, të propozuar nga Ministria për Punë të Jashtme dhe Diasporë (MPJD).

Këshilli i Bashkimit Evropian e kishte miratuar pakon e 11-të të sanksioneve kundër Rusisë për pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 23 qershor. Në këtë pako ishin zgjeruar disa kufizime të mëhershme dhe ishin shtuar disa dhjetëra entitete të reja në listën e sanksioneve, shkruan rel.

Gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës më 26 korrik, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se qeveria po plotëson vendimin për zbatim të sanksioneve ndërkombëtare “në përputhje me masat e reja kufizuese të Bashkimit Evropian”.

Pas përshkrimit të pakos nga ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, qeveria e miratoi këtë pako në atë që Gërvalla e përshkroi si “dëshmi të fuqishme të përkushtimit të Kosovës për drejtësi dhe paqe jo vetëm në rajonin tonë por në mbarë botën”.

“Kosova qëndron e palëkundur në krahë të partnerëve të saj, pra SHBA-së, Mbretësrisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian”, tha Gërvalla.

Përmes kësaj pakoje të 11-të të sanksioneve, Bashkimi Evropian kërkoi t’ua pamundësojë vendeve dhe kompanive të tjera t’i anashkalojnë masat e vendosura më parë, duke i mbyllur zbrazëtirat në atë mënyrë që mallrat dhe teknologjia kyçe për përpjekjet luftarake të Rusisë të mos arrijnë në Rusi nëpërmjet vendeve që tregtojnë me BE-në.

“Sisteme janë duke u vendosur në disa vende për monitorimin, kontrollin dhe bllokimin e rieksportit”, thuhej në deklaratën e BE-së.

“Shifrat anormale të tregtisë për disa produkte/vende shumë specifike janë dëshmi e fortë se Rusia po përpiqet në mënyrë aktive t’i anashkalojë sanksionet. Kjo kërkon që ne t’i dyfishojmë përpjekjet tona në trajtimin e anashkalimit dhe t’u kërkojmë fqinjëve tanë bashkëpunim edhe më të ngushtë”.

Pakoja gjithashtu përfshin pezullimin e licencave të transmetimit të BE-së për pesë media të tjera shtetërore ruse të kontrolluara, duke e çuar numrin total të mediave në dhjetë.

Për më tepër, pakoja ndalon hyrjen në portet e BE-së për anijet që angazhohen në transferimin e naftës së papërpunuar ose të produkteve të naftës në det, nëse ka arsye për të dyshuar se ngarkesa ka origjinë ruse.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026