Zjarri në pyjet e Fierit, gazetari: Janë dëgjuar shpërthime municionesh

26 Korrik 2023 | 13:01

Flakët në Kreshpan, Peshtan dhe Kraps të Fierit vijojnë. Korrespondenti i Euronews Albania, Mariglen Bita tha se është gjetur një arkë me municione në pyllin e Peshtanit, kryesisht fishekë, të cilat me shumë gjasa janë aty prej vitit 97’.

Forcat e Armatosura, të cilat ndodheshin në zonë duke ndihmuar zjarrfikësit për të vënë nën kontroll flakët, janë lajmëruar menjëherë, siç bëri me dije gazetari.

“Ditën e djeshme kur ne ishim duke ndjekur live këtu në Euronews, zjarrin që ishte në fshatin Kraps, dëgjonim shpërthime të herëpashershme municionesh, por kishim një ide se mund të ishin dhe municione luftarake. Sot në mënyrë krejt rastësore ato u zbuluan nga gazetarët në një ndalesë që ata po bënin për të përcjellë lajmet e zjarrit,” – u shpreh Bita.

Ndërkohë, sa i takon flakëve, gazetari sqaroi se janë ende të përshkallëzuara, teksa shtoi se favorizohen nga era për t’u përhapur në sipërfaqe më të mëdha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)

Juglindja e vendit është përfshirë nga një stuhi shiu mbrëmjen e së mërkurës, duke sjellë reshje të dendura dhe aktivitet të lartë elektrik në disa...
20:56 | 24/06/2026

Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën e saj...
20:39 | 24/06/2026

Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, ka reaguar lidhur me qëndrimin e PD-së ndaj kërkesave të protestës qytetare. Ajo thekson se çdo petendim i aluduar...
20:33 | 24/06/2026