Qeverisi për 40 vite, Kryeministri i Kamboxhias i lë postin djalit të tij
Udhëheqësi më jetëgjatë në botë, kështu cilësohet lideri i Kamboxhias, Hun Sen, i cili pas katër dekadash në pushtet, lë karrigen e kryeministrit për t’ia lënë djalit të tij, Hun Manet.
Lideri 70 vjeçar i shtetit aziatik, në pushtet që nga viti 1985, kishte njoftuar për një tranzicion në qeverinë e tij që në vitin 2021. Askush nuk e dinte se kur do të ndodhte kjo gjë, por që do të ishte pikërisht djali i tij i cili do ta zëvendësonte, nuk ishte një surprizë për popullin kamboxhian.
Hun Manet, 45 vjeç, ka qenë prej kohësh duke u përgatitur për këtë rol. Deri vonë ai mbulonte postin e komandantit të ushtrisë Mbretërore Kamboxhiane.
Analistët shprehen se kalimi i ekzekutivit të Hun Senit është, në fakt, një zgjatje e kontrollit përfundimtar të pushtetit nga ana e kryeministrit.
Pas tërheqjes nga detyra, e cila Hun Sen e ka njoftuar teksa u pa në një vizitë në pallatin e monarkut kamboxhian, ai do të vazhdoj të vazhdoj detyrën e kryetarit të Partisë Popullore Kamboxhiane. Partia në pushtet u rikonfrimua në zgjedhjet e së dielës, të cilat u panë gjerësisht si jo konkurruese.
Partia opozitare e vetme u skualifikua nga gara elektorale për shkak të një teknike të gabuar regjistrimi, argument i cili cilësohet nga opinioni si një tjetër shembull të rrafshimit të pjesëmarrjes demokratike në vend nga ana e kryeministrit.
17 parti të tjera ishin të listuara në flet-votim në zgjedhjet e 23 korrikut, por ato ishin shumë të vogla, të reja ose të lidhura me partinë në pushtet, duke u përjashtuar si opsione alternative jo reale për votuesit.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)