Frytet e kundërofensivës, Zelensky: Do shihen së shpejti, do të rimarrim dhe Krimenë

27 Korrik 2023 | 16:44

Në frontin ukrainas ka ende optimizëm pavarësisht se në dy muaj kundërofensiva ka bërë pak progres.

Presidenti ukrainas deklaroi se në terren po arrihen rezultate pozitive dhe se frytet e tyre do të bëhen publike së shpejti. Në fjalimin e tij të zakonshëm, Volodymyr Zelensky nuk harroi as Krimenë.

“Ne po përgatisim edhe një listë me hapat për çlirimin e Krimesë; hapa në aspektin e sigurisë, atë ekonomik dhe social. Ne mund ta integrojmë sërish Krimenë si pjesë të Ukrainës. Në fakt, pushtuesit duhet të mendojnë sesi të kthehen në Rusi, teksa ura e Krimesë është ende funksionale”- tha Volodymyr Zelensky, president i Ukrainës.

Në këtë fazë të parë të kundërofensivë, Ukraina ka rikuperuar 192 kilometra katrorë territor, me humbje të rënda në njerëz.

Ajo gjithashtu ka rritur numrin e sulmeve ndaj gadishullit të Krimesë, duke goditur urën simbolike të Kerçit, që lidh territorin me Rusinë mëmë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026