Reflekton Trump, dënon dhunën në Capitol Hill dhe pranon fitoren e Joe Biden
Pas dy ditësh aspak të zakonta, në një dalje për mediat Presidenti Donald Trump pranoi për herë të parë se Joe Biden do të jetë presidenti i ardhshëm i SHBA.
Trump, i cili vijonte të pretendonte në mënyrë të gabuar se zgjedhjet ishin manipuluar , tha se “shërbimi si presidenti ka qenë nderi i jetës së tij”. Kreu në largim i Shtëpisë së Bardhë dënoi dhunën e së mërkurës, duke thënë se protestuesit kishin ndotur selinë e demokracisë amerikane dhe tha se fokusi i tij tani do të kthehej në sigurimin e një tranzicioni të qetë të pushtetit.
“Do të doja të nisja këtë fjalim duke iu adresuar sulmit të egër ndaj Capitol Hill të Shteteve të Bashkuara. Si të gjithë amerikanët, edhe unë jam indinjuar nga dhuna, paligjshmëria dhe shkatërrimi. Amerika është dhe duhet të jetë gjithmonë një komb i rendit dhe ligjit. Për ata që u përfshinë në akte dhune dhe shkatërrimi, ju nuk e përfaqësoni vendin tonë. Dhe atyre që shkelën ligjin, ju do të paguani. Qëllimi im i vetëm ishte të siguroja integritetin e votës.
Kongresi ka vërtetuar rezultatet dhe administrata e re do të inaugurohet në 20 janar. Fokusi im tani do të jetë sigurimi i një tranzicioni të qetë, të rregullt. Ky moment kërkon shërim dhe pajtim”, u shpreh presidenti në largim.
Autokritika e Trump duket se vjen edhe në kohën kur demokratë të lartë kërkojnë largimin e tij përpara 20 janarit, kur Joe Biden betohet si president i 46 i SHBA-së.
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi dhe udhëheqësi demokrat i Senatit Chuck Schumer i bënë thirrje zv.presidentit Mike Pence të heqë nga detyra presidentin Trump në bazë të amendamentit të 25-të të Kushtetutës, i cili lejon anëtarët e kabinetit të rrëzojnë një president kur konsiderohet i paaftë për postin.
Nga ana tjetër, pas certifikimit të fitores nga Kongresi, presidenti i zgjedhur Joe Biden deklaroi se ishte presidenti Donald Trump që nxiti aktet e dhunës në Capitol Hill, duke e quajtur të mërkurën ditën më të errët në historinë e Shteteve të Bashkuara dhe një sulm ndaj demokracisë. Duke folur Delauerit, ku ka prezantuar emërimet për Departamentin e Drejtësisë, Biden i quajti mbështetësit e Trump “terroristë të brendshëm”.
Ai akuzoi Trump se në 4 vite presidencë ka përbuzur demokracinë amerikane, Kushtetutën dhe sundimin e ligjit.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme