“Ejani të vallëzojmë”, 65 muzikantë nga 15 vende të Europës koncert në Durrës
Nën moton “Ejani të vallëzojmë” 65 muzikantë nga 15 vende të Europës do të japin nesër një koncert simfonik në Durrës.
Këto janë provat e fundit, për koncertin më të madh simfonik që është mbajtur ndonjëherë në Durrës. 65 muzikantë të rinj nga 15 vende të ndryshme europiane do të bëhen bashkë më datë 29 korrik në një koncert të madh në Amfiteatrin Romak.
“Jemi mbledhur prej rreth 10 ditësh këtu në Durrës për të zhvilluar aktivitetin tonë të parë orkestral me orkestrën e të rinjve të Ballkanit Perëndimor. Janë 65 muzikantë të rinj nga 15 vende të ndryshme europiane, të cilët janë mbledhur këtu. Punojnë sëbashku çdo ditë, bëjnë prova intensive për të përgatitur një program simfonik, të cilin ne e prezantojmë për herë të parë në datë 29 korrik në Amfiteatrin Romak.”- Desar Sulejmani, drejtor artistik i orkestrës
Për qytetin, ky aktivitet orkestral është i rëndësisë së veçantë.
“Ne jemi shumë të lumtur, që për herë të parë në qytetin tonë vjen kjo orkestër e madhe dhe me të gjitha instrumentet, përfshirë dhe harpën, që është një instrument shumë i veçantë.”- shtoi Mehmeti.
Po kaq të lumtur duken edhe pjesëtarët e orkestrës, shumica e të cilëve vijnë për herë të parë në Durrës.
“Është një eksperiencë e mrekullueshme dhe një nder i madh, të jem pjesë e kësaj orkestre. Unë vij nga Rusia dhe është hera e parë që vizitoj Durrësin. Më pëlqen shumë qyteti dhe atmosfera këtu. Kam mësuar shumë dhe po punojmë fort me orkestrën për një repertor të madh, prandaj shpresoj se do të realizojmë diçka të bukur.”- theksoi Rezeta Valejeva, pjesë e orkestrës
“Jam për herë të parë këtu në Durrës dhe është e para herë që luaj në një orkestër. Është një eksperiencë shumë interesante, që të mëson shumë gjëra”- tha Bujana Ahmeti, harpiste
Nën moton “Ejani të vallëzojmë”, orkestra do të luajë valle simfonike mjaft popullore nga kompozitorë të huaj, si dhe pjesë të zgjedhura nga balete të ndryshme botërore.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rusia: Janë sulmuar me raketa dy nga qytetet tona, është dëmtuar muzeu i artit
- Portet ukrainase nën sulm, Zelensky viziton Odesën: Mburoja ajrore përreth qyteteve
Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë