Moti i keq përfshin vendin, ARRSH njoftim për situatën e rrugëve

8 Janar 2021 | 09:01

Moti i keq ka përfshirë vendin.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se gjatë natës ka pasur reshje bore  në veri të vendit, në akset Dedaj-Razëm dhe Bajram Curri-Valbonë.

Sipas ARRSH-së këto rrugë janë të hapura dhe dhe qarkullimi vazhdon pa problem.

Ndërsa, në segmentin Fushë Arrëz-Kukës dhe Kalimash-Fushë Dukagjin, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut ka pasur rënie gurësh në rrugë, por qarkullimi vijon normalisht.

Ndërkohë, ARRSH bën me dije se në rajonin jugor ka pasur reshje shiu me intensitet mesatar, si pasojë ka sjellë e rënie gurësh në aksin Berat-Çorovodë dhe Patos-Ballsh.

Edhe në këtë aks qarkullimi vijon normalisht.

ARRSH bën apel që drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm për shkak të lagështisë̈ në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë̈ dhe të respektojnë̈ sinjalistikën. 

Lexoni gjithashtu:

Kreu i Emergjencave Civile tregon zonat më të rrezikuara nga përmbytjet: Në tri ditët në vazhdim situata pritet të përkeqësohet

Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje nga Jugu në Veri; Vjosa, Drini e Buna pranë pikës kritike

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026