Biberaj: Trump fuqizoi ekonominë amerikane, por dështoi në mënyrë spektakolare në politikën e jashtëm.

8 Janar 2021 | 09:08

Njohësi i politikës amerikane dhe pedagogu Aleksandër Biberaj komentoi në një intervistë për Euronews Albania zhvillimet e fundit në SHBA, që nga trazirat në Capitol Hill deri tek fjalimi brilant i zv.presidentit Mike Pense.

Sipas tij fjalimi i zv.presidentit është një fjalim historik i një burri shteti të përgjegjshëm që mbi të gjitha ka kushtetutën, stabilitetin, lirinë dhe demokracinë.

Për z. Biberaj figura e Dobald Trump duhet parë në dy dimensione, si president i amerikanëve dhe për lidershpinin në politikën e jashtme.

“Figurën e Trump e shoh në dy këndvështrime, si president për popullin amerikan ka qenë i mirë, ka rritur punësimin, ka ulur taksat, ka fuqizuar biznesin. në këtë pikë ai meriton vlerësim maksimal.

Problemi tjetër ishte si lidershipi politik, raportet në Shtëpinë e Bardhë, ishte i vetmi president që në pak kohë ndërroi disa sekretarë shteti, sekretarë mbrojtjeje, gjë që s’kishte ndodhur më parë në SHBA. Në këtë aspekt, Trump fuqizoi ekonominë e brendshme,  por dështoi në mënyrë spektakolare në politikën e jashtme.  Fuqizoi rolin e Rusinë, edhe Kina ka fituar terren gjatë presidencës së tij”, u shpreh z. Biberaj.

Sipas tij Joe Biden me eksperiencën e jashtëzakonshme politike prej 48 vjetësh do të jetë një president shumë i mirë për SHBA.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026