Punonjësit e policisë gjejnë portofolin me euro, ia dorëzojnë të zotit në Velipojë
Dy punonjës policie që patrullojnë me biçilkleta në plazhin e Velipojës kanë gjetur ditën e djeshme në rrugën nr. 10 një portofol me një shumë të konsiderueshme lekësh dhe euro.
Efektivët Kristian Koçeku dhe Samet Qotaj, pas gjetjes së portofolit kanë njoftuar sallën operative, të cilët bënë të mundur dorëzimin tek personi që e kishte humbur.
Efektivët e policisë kanë marrë përgëzimet e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër Ervin Hodaj, i cili i ka falënderuar në emër dhe të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, punonjësit e Policisë, për gjestin e bërë ditën djeshme, ku treguan integritet dhe profesionalizëm.
“Punonjësit kanë takuar personin që kishte humbur portofolin, në adresën e dhënë nga Salla Operative, dhe i kanë dorëzuar atij portofolin me shumën e parave.
I zoti i portofolit ka falënderuar punonjësit e Policisë, për gjestin e tyre, që tregon vërtet misionin që ka Policia, shërbimin ndaj qytetarëve”, njofton policia.
LEXONI GJITHASHTU:
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)