Përfundon numërimi në qarkun e Beratit, si ndahen votat mes Bashës dhe Hanit
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në garën për zgjedhjen e kreut të ri të Partisë Demokraike, në 5 qytetet e qarkut të Beratit.
Bëhet me dije se në degën e Partisë Demokratike në Berat kanë votuar 221 nga 319 anëtarë me të drejtë vote. Nga 221 vota, Lulzim Basha ka marrë 191, ndërsa rivali i tij Gjergj Hani ka marrë 23 vota. 7 vota ishin të pavlefshme.
Në degën e Partisë Demokratike në Dimal kanë votuar 183 nga 216 votues. Basha ka mundur të marrë 177 vota dhe Hani ka marrë 2 vota. 4 vota ishin të pavlefshme.
Në degën e Partisë Demokratike në Skrapar kanë votuar 116 nga 134 votues. Raportohet se Basha ka marrë 101 vota dhe Hani ka marrë 15 vota.
Në PD Poliçan kanë votuar 220 nga 300 votues. Basha ka marrë 194 vota dhe Hani ka marrë 22 vota, ndërkohë 4 vota kanë qënë të pavlefshme.
Në PD Kuçovë kanë votuar nga 193 nga 275 votues. Basha ka mundur të marrë 175 vota dhe Hani ka marrë 15 vota, 3 vota kanë qënë të pavlefshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta