Mbyllet procesi i votimit në PD, Jemin Gjana zbulon sa ishte pjesëmarrja

29 Korrik 2023 | 19:10

Është mbyllur procesi i votimit për zgjedhjen e kreut të ri të Partisë Demokratike. Në një deklaratë të dhënë për media, kreu i Komisionit Zgjedhor në Partinë Demokratike, Jemin Gjana, bëri me dije se pjesëmarrja me të dhënat e grumbulluara deri në orën 17:00 ishte 13 700 votues, ose 54% e listave të anëtarëve të Partisë Demokratike.

Sipas tij procesi i votimit do të vijojë vetëm në ato qendra ku mund të ketë persona jashtë qendrave të votimit që presin të shprehin vullnetin e tyre.

“Me të dhënat e orës 17:00 shifra është diku te 13 700 votues, që do të thotë rreth 54 % pjesëmarrje. Përgjithësisht ka qenë ditë e qetë. Ne kemi lëvizur në terren, nuk ka pasur probleme. Ka qenë ditë e qetë votimesh dhe presim të ketë të dhëna më të mira, pasi tani pasdite ka pasur demokratë që i janë afruar qendrave të votimit. Nga të gjitha të dhënat që kemi, ka patur një fluks jo të vogël individësh që kanë votuar. Kanë votuar individë me karta identiteti. Nuk është pranuar askush pa kartë. Ku ka ende persona jashtë qendrave të votimit, do të lejohen të votojnë”, është shprehur Gjana.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026