Ministri francez: Shkëputja ekonomike nga Kina është “iluzion”

30 Korrik 2023 | 16:41

Ministri i Financave në Francë, Bruno Le Maire, ka thënë gjatë një vizite të dielën në Pekin se shkëputja e të gjitha lidhjeve ekonomike me Kinën, është një “iluzion”.

Ai i ka bërë këto deklarata teksa shumë shtete të Perëndimit tentojnë ta ulin varësinë ndaj gjigantit aziatik.

“Ne e kundërshtojmë plotësisht idenë e shkëputjes. Shkëputja është iluzion”, u ka thënë Le Maire gazetarëve në Ambasadën e Francës.

“Nuk ka mundësi që të ketë ndonjë shkëputje në mes të ekonomive amerikane, evropiane dhe kineze”.

Megjithatë, ai e ka mbrojtur ambicien e Francës për t’u bërë më e pavarur në disa sektorë, por ka shtuar se koncepti i uljes së rrezikut , që është bërë fjalë kyçe muajve të fundit në Perëndim, “nuk nënkupton se Kina përbën rrezik”.

“Ulja e rrezikut nënkupton se ne duam të jemi më të pavarur… ne nuk duam të jemi në pikën që kemi qenë gjatë pandemisë së koronavirusit, ta kuptojmë se jemi tejet të varur nga disa komponentë”, ka shtuar ai, duke i përmendur mikroçipat si një prej shembujve.

Deklaratat e Le Maires vijnë teksa disa shtete perëndimore tentojnë ta ulin varësinë ndaj Kinës, sidomos Gjermania, e cila e konsideron shtetin aziatik si partnerin kyç tregtar dhe treg të rëndësishëm për industrinë e saj të automobilave.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)

Një hidroavion u rrëzua pasditen e së enjtes (23 korrik) në ishullin Sushia, në qarkun San Juan pranë Seattle, në shtetin Washington të SHBA-së. Në...
15:51 | 25/07/2026

Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)

Ndryshimi i klimës është bërë tashmë një problem për të gjithë sistemin diellor. Të premten, zjarret në Spanjë shkatërruan një nga tre observatorët që Administrata...
13:17 | 25/07/2026

Dy akademikë kinezë marrin për herë të parë çmimin më të lartë në matematikë për zgjidhjen e problemeve shekullore

Dy akademikë kinezë kanë fituar për herë të parë çmimin më të lartë në botë për matematikë, sipas mediave shtetërore. Matematikanët kinezë Hong Wang dhe...
12:23 | 25/07/2026