Avokati i Oltion Bistrit: Prokuroria po tenton të kthejë në prova letra pa kuptim
Avokati i ish-shefit të Operacionales, Oltion Bistri tha se ndaj klientit të tij po bëhet një gjyq publik dhe duhen sqaruar të gjitha spekulimet që po hidhen pa baza.
Bledar Meminaj u shpreh se prokuroria po tenton të kthejë në prova disa letra që nuk kanë kuptim.
“Opinioni publik duhet të sqarohet në lidhje me të gjitha spekulimet që janë hedhur në lidhje me klientin tim Oltion Bistri, përsa i përket lidhjeve që ai mund të kishte me Ervis Martinajn sepse është folur kohët e fundit dhe pa marrë asnjë situatë të vërtetë, gjithmonë është spekuluar në ngarkim të tij dhe gjyqi i këtij personi më përpara iu bë nga mediat, pastaj përpara gjykatës që është gjykuar vetëm dje.
Nuk është se flitet për ngjarje kriminale të cilat, akoma, në atë dosje nuk janë të sqaruara dhe nuk është problemi kryesor vetëm çfarë thuhet për ato ngjarje aty sepse normalisht ai është një problem, por problemi tjetër në këtë çështje është mënyra se si prokuroria po mundohet që të kthejë në prova disa letra të cilat nuk janë me origjinë të caktuar, nuk janë të kuptueshme mirë, përdoren pseudonime brenda, përdoren epitete të ndryshme dhe jashtë çdo lloj konturi ligjor që ne kemi në kodin e procedurës tonë penale po mundohen të implementojnë në prova,” – u shpreh Meminaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona