Nga Olti Bistri, te prokurori Xhevahir Lita, kush janë zyrtarët e arrestuar nga SPAK
Policia e Shtetit në bashkëpunim me SPAK kanë zhvilluar një megaoperacion në disa qytete të vendit ku ka arrestuar policë, 1 biznesmen dhe prokurorin e Kukësit.
Mësohet se në pranga e policisë së shtetit ka rënë biznesmeni Pëllumb Gjoka, ish-drejtori i Forcave Operacionale Olti Bistri dhe drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita.
Mesohet se në pranga ka rënë dhe Edmond Preka, si dhe Ardit Hasanbegaj, ish punonjës policie, përjashtuar në vitin 2022.
Në kërkim janë shpallur Asmer Bilali dhe Behar Bajri.
Dyshohet se ata janë arrestuar nën akuzat për “Korrupsion”, “Shpërdorim detyre” dhe “Pastrim parash”.
Operacioni u shtri në disa qytete duke përfshirë Tiranën, Shkodrën dhe Kukësin. Mësohet se janë kryer 6 arrestime dhe janë lëshuar 15 urdhërarreste.
Mesohet se Operacioni është kryer rreth orës 03:00 të mëngjesit dhe kanë qenë rreth 60 efektivë policie që janë angazhuar në këtë operacion. Një sërë kontrollesh jane kryer në Velipojë dhe në lagjet e Shkodrës Kiras e Dobraç.
Nga megaoperacioni janë sekuestruar një sërë provash materiale në interes të hetimit si 3 automatik, 6 pistoleta, një arsenal armësh, paruke dhe maska.
Policia nuk ka ende një reagim zyrtar dhe ende nuk dihen rrethanat dhe akuzat ndaj tyre.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook ministri i Brendshëm Taulant Balla deklaron se ky operacion është një pasqyrë e qartë e vullnetit të agjencive tona ligjzbatuese për ta goditur krimin në të gjithë spektrin e tij dhe për ta çuar në një nivel tjetër zotërimin e shtetit në funksion të rendit ligjor në Republikën e Shqipërisë.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë