Makina përplaset me kamionin në Librazhd, 4 të lënduar, mes tyre 2 fëmijë

Foto ilustruese
31 Korrik 2023 | 13:53

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Librazhd-Prrenjas paraditen e kësaj të hëne. Korrenspodentja e Euronews Albania, bën me dije se një makinë të tipit “Land Rover” është përplasur më një kamion.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur tëë lënduar 4 personat që ndodheshin në mjetin tip “Land Rover”, mes të cilëve dy fëmijë.

Dy ambulanca kanë transportuar në spitalin e Librazhdit të plagosurit, të cilët po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor, jashtë rrezilut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit

“Mesditën e sotme, në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, në fshatin Qukës, automjeti me drejtues shtetasin R. P. është përplasur me automjetin (kamion) me drejtues shtetasin G. A.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 4 shtetas, 2 prej tyre të mitur, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026