OBSH ngre alarmin për klimën, 60 000 jetë të humbura nga nxehtësia ekstreme në 2022

31 Korrik 2023 | 14:54

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka përfshirë në listën e emergjencave shëndetësore ndryshimet klimatike, që po japin jo pak efekt në shëndetin e popullatës globale.

Sipas ekspertëve të shëndetësisë botërore, shkaqet kryesore të vdekjeve, sëmundjeve dhe vuajtjeve të lidhura me klimën vijnë nga ekspozimi ndaj ngjarjeve ekstreme të motit gjithnjë e më të shpeshta dhe më intensive, duke përfshirë valët e të nxehtit, zjarret, përmbytjet dhe stuhitë, si dhe ngjarjet me fillim të ngadaltë si thatësirat.

Valët e të nxehtit në të gjithë Evropën po ndikon në shëndetin dhe jetesën e miliona njerëzve. Vetëm në vitin 2022 sipas OBSH 60 mijë persona kanë humbur jetën si pasojë e të nxehtit ekstrem. Parashikimet flasin se deri në 2050 kjo shifër mund të rritet në 120 000 vdekje të lidhura me nxehtësinë çdo vit. Ndryshimet klimatike po rrisin rrezikun e valëve të të nxehtit dhe nxehtësia ekstreme në muajt e verës po bëhet normë, jo përjashtim deklarojnë ekspertët botërore.

Temperaturat e larta ndikojnë në shëndetin e shumë njerëzve, veçanërisht të të moshuarve, foshnjave, njerëzve që punojnë jashtë dhe atyre që janë të sëmurë kronikë. Nxehtësia mund të shkaktojë lodhje dhe goditje nga të nxehti dhe mund të përkeqësojë gjendjet ekzistuese mjekësore si sëmundjet kardiovaskulare, të frymëmarrjes dhe veshkave ose çrregullime mendore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026